Nagelsmann flet me largimin e mundshëm të Lewandowskit

Futboll

Nagelsmann flet me largimin e mundshëm të Lewandowskit

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:09
Nagelsmann flet me largimin e mundshëm të Lewandowskit

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur lidhur me largimin e mundshëm të Lewandowskit, të cilit i përfundon kontrata me Bayern Munich në fund të sezonit.

Trajneri Julian Nagelsmaan tha se e duan sulmuesin në ekip dhe sipas tij Lewa dëshiron të vazhdojë edhe më tej te Bayern.

“Unë flas shumë me të, kemi mjaft komunikim. Ne duam ta mbajmë atë. Unë mendoj se ai dëshiron të qëndrojë me ne”, ishin fjalët e trajnerit.

Ai gjithashtu tha, se do të jetë një vendim i përbashkët nga të dyja palët.

Drejtuesit e Bayernit i kanë ofruar kontratë deri në vitin 2025 me pagë prej 24 milionë eurove në sezon, por Lewa po kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Manchester United, Manchester City, PSG e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat