Allegri acarohet keq me Paulo Dybala-n

Futboll

Allegri acarohet keq me Paulo Dybala-n

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:24
Allegri acarohet keq me Paulo Dybala-n

Allegri nuk mund të mbajë dot qetësinë në stërvitje pas eliminimit të Juventusit kundër Vijareal në Champions League. Sipas Gazzetta dello Sport, Juan Cuadrado dhe Paulo Dybala i kanë kërkuar trajnerit që të ngadalësojë pak ritmin e stërvitjes.

Kjo e zemëroi Allegrin, i cili e qortoi ashpër Dybala-n: “Nga të gjithë lojtarët, Paulo, t’i duhet të ma bëjë një kërkesë të tillë?”, i është kthyer Allegri.

Dybala po kalon një periudhë shumë të vështirë. Kontrata e tij me Juventusin skadon në fund të sezonit dhe përshtypja është se asnjëra palë nuk ka interes për vazhdimin e bashkëpunimit.

Negociatat për një nënshkrim të mundshëm do të zhvillohen javën e ardhshme dhe Juventusi i ka thënë qartë argjentinasit dhe menaxherit të tij se do të zhvillohen sipas rregullave të përcaktuara nga kampionët e shumëfishtë të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat