Bayerni është i etur për Porron

Futboll

Bayerni është i etur për Porron

Më: 22 mars 2022 Në ora: 11:34
Bayerni është i etur për Porron

Gjiganti gjerman, Bayern Munih raportohet se është i interesuar për mbrojtësin e Manchester Cityt, Pedro Porro.

Reprezentuesi spanjoll këtë sezon të garave, po luan në formë huazimi tek Sporting CP, skuadër më të cilën lojtari dëshiron të nënshkruajë kontratën e re.

Por, siç raportojnë mediat gjermane, Bayern Munih është i etur për Porron, të cilin do të provojë ta bind në afatin kalimtar të verës që po vjen.

Porro me Sportingun ka shënuar katër gola dhe ka shtatë asistime në 28 paraqitje e tij këtë sezon të garave.

Lojtari thuhet se po vëzhgohet edhe nga disa klube tjera evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat