Kombëtarja zhvillon seancën e parë me ngarkesë të plotë

Futboll

Kombëtarja zhvillon seancën e parë me ngarkesë të plotë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 22:44
Kombëtarja zhvillon seancën e parë me ngarkesë të plotë

Në ditën e dytë të grumbullimit Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të dy miqësoreve me Spanjën dhe Gjeorgjinë.

Në drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik, futbollistët kuqezi kanë zbarkuar këtë të martë në qendrën stërvitore “Royalverd Vall de Bas” për seancën e parë me ngarkesë të plotë.

Ka munguar edhe sot mesfushori Amir Abrashi, i cili është ende në pritje të përgjigjeve të analizave mjekësore pas një dëmtimi muskular gjatë ndeshjes së kampionatit zviceran me klubin të dielën e kaluar.

Të gjithë lojtarët e tjerë janë stërvitur normalisht me grupin që në pjesën e parë ka bërë ushtrime fizike e më pas fokusi ka qenë në pjesën taktike të lojës. Impenjimi nga ana e të gjithë futbollistëve ka qenë maksimal, ndërsa për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe çdo gjë po shkon sipas programit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat