Një test shumë i rëndësishëm për Italinë e Mancinit

Futboll

Një test shumë i rëndësishëm për Italinë e Mancinit

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:17
Një test shumë i rëndësishëm për Italinë e Mancinit

24 marsi do të jetë një test shumë i rëndësishëm për Italinë e Mancini-t, pasi italianët do të luajnë për një biletë në fazën “Play Off” Katar 2022 ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në letër Italia është favorite, por organika nuk fal shumë siguri, pasi Mancini vuan shumë mungesa sidomos në mbrojtje. Për shkak dëmtimi, mungon Di Lorenzo dhe Spinazzola, Bonucci do të jetë i gatshëm për finalen, në rast kualifikimi, ndërsa Chiellini do të menaxhohet, pasi kapiteni nuk mund të luajë dy ndeshje në 5 ditë.

Kështu, Donnarumma do të jetë mes shtyllave, ndërsa në mbrojtje, aty ku zgjedhjet janë thuajse të detyrueshme sepse ky repart është në emergjencë, ndërsa tekniku pritet të hedhë nga minuta e parë Florenzi, Mancini, Bastoni dhe Emerson.

Por, përtej urgjencës “nuk ka kohë për të eksperimentuar”, ndërsa në mesfushë ka siguri, me treshen Barrela, Jorginho dhe Verrati.

E njëjta gjë vlen edhe për repartin e sulmit, ku fokusi do të jetë te Berardi, Immobile, Insigne. Gjithashtu në këto ditë është punuar edhe për alternativat gjatë takimit në varësi se si do të shkojë sfida, me Mancini-n, i cili ka provuar Pellegrinin në pozicionin e Insigne dhe Pessina-n në pozicionin e Verratit, por sa i përket formacionit titullar nuk do pritet të ketë surpriza.

Në Renzo Barbera, në Palermo do të vendosë drejtësi francezi Turpin. Italia ka precedentë pozitiv me bilbilin francezë, në vitin 2017, katër herë kampionët e botës triumfuan 3-0 ndaj Uruguait në miqësore, në atë kohë kombëtarja drejtohej nga Ventura dhe në vitin 2020, kur skuadra e Mancini-t fitoi 2-0 në Ligën e Kombeve ndaj Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat