Bale po i jep fund karrierës?

Futboll

Bale po i jep fund karrierës?

Më: 25 mars 2022 Në ora: 19:08
Bale po i jep fund karrierës?

Legjenda e futbollit të Uellsit, Gareth Bale është afër vendosjes për t’i dhënë fund karrierës.

Sipas mediave spanjolle, ai do ta bëjë këtë nëse Uellsi nuk kualifikohet në Kupën e Botës.

Uellsiani ka qenë shumë herë jashtë fushës gjatë karrierës së tij për shkak të problemeve fizike, ndërsa së fundmi është spekuluar për lëndime të rreme për të mos luajtur.

Hapi i fundit drejt Katarit për Uellsin dhe Bale do të jetë fituesi i duelit në të cilin takohen Skocia dhe Ukraina dhe ajo ndeshje do të luhet në qershor, ndaj do të presim deri në verë për vendimin përfundimtar për tërheqjen e mundshme të Bale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat