Napoli i cakton çmim të lartë Osimhenit

Futboll

Napoli i cakton çmim të lartë Osimhenit

Më: 26 mars 2022 Në ora: 13:59
Napoli i cakton çmim të lartë Osimhenit

Manchester United e Real Madridi vazhdojnë të jenë dy klubet më interesuara për transferimin e Victor Osimhen.

E ardhmja e nigerianit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve në javët e fundit, me një numër klubesh që besohet se janë duke kërkuar shërbimet e tij.

Manchester United e Real Madridi besohet se janë klubet më të interesuara, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Sipas “Corriero dello Sport”, Napoli do të kërkoj 100 milionë euro për shitjen e Osimhen.

Ndryshe, 23-vjeçari po kalon formë mbresëlënëse te Napoli këtë sezon, duke shënuar 15 gola e regjistruar katër asistime në 25 paraqitje në të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat