Barcelona arrin marrëveshjen me yllin e Premier League?

Futboll

Barcelona arrin marrëveshjen me yllin e Premier League?

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:25
Barcelona arrin marrëveshjen me yllin e Premier League?

Raphinha dhe Barcelona duket se kanë arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme për transferimin e brazilianit nga Leeds-i te katalanasit në fundin e këtij sezonit.

E përditshmja iberike Sport ka zbuluar se menaxheri i lojtarit, Deco, ka arritur një marrëveshje me gjigantët e futbollit spanjoll për rrogën dhe kohëzgatjen e kontratës.

Tani, Barcelona do të duhet të bindë Leeds-in për ta shitur sulmuesin e krahut. Klubi anglez ka refuzuar më parë një ofertë prej 35 milionë eurosh.

Në 28 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Leeds-in, Raphinha ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Vlera e tij në merkato, sipas Transfermarkt, është 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat