Objektivi i ri është një tjetër super yll

Futboll

Objektivi i ri është një tjetër super yll

Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:32
Objektivi i ri është një tjetër super yll

Komisionet e çmendura duket se po bllokojnë për momenti çdo diskutim.

Barcelona ka dëshirë të hyjë në garë për shërbimet e Haaland, por kërkesat e larta nga ana e përfaqësuesve të lojtarit – rreth 100 milionë euro në komisione që duhen ndarë mes Mino Raiola dhe babait të lojtarit – kanë shtyrë katalanasit që të kthejnë sytë nga objektiva të tjerë.

Në orët e fundit, Xavi duket se a vënë në shënjestër Mohamed Salah, sipas të përditshmes spanjolle AS.

Kontrata e egjiptianit me Të Kuqtë skadon në vitin 2023 dhe lojtari po shtyn çdo diskutim në lidhje me rinovimin dhe për të shmangur që ta humbasë me kosto zero, klubi anglez mund ta marrë në konsideratë një ofertë të mundshme nga ana e Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat