Derbi mes fqinjëve

Futboll

Derbi mes fqinjëve

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:36
Derbi mes fqinjëve

Holandë-Gjermani është një “Klasike” Europaine, një ndeshje me rivalitet të lartë. Sfida e sotme edhe pse vetëm një miqësore, mbart me vete një histori të madhe. Më poshtë janë disa statistika për sfidën që do të luhet sot në mbrëmje në Amsterdam.

* Nico Shloterbek dhe Anton Stah bënë debutimin e tyre për Gjermaninë kundër Izraelit, ndërsa David Raum luajti si mbrojtës i majtë në një skuadër me një formacion shumë të ndryshuar pa lojtarë si Serge Gnabri dhe Joshua Kimish.

Trajneri Hansi Flik pritet të ndryshojë gjërat edhe një herë, me dyshen e Bajernit, Tomas Myler dhe Leroi Sane, të dy zëvendësues në pjesën e dytë në fundjavë. Jamal Musiala gjithashtu po shtyn drejt një tjetër ndeshjeje nga minuta e parë në mesfushë, ndërsa Matias Ginter dhe Kristian Gynter janë në garë për të startuar në mbrojtje, ndërsa Gjermania rrit përgatitjet e saj për Kupën e Botës “FIFA 2022” në Katar këtë dimër.

* Portieri Mark Fleken bëri debutimin e tij me Holandën të shtunën në fitoren 4-2 ndaj Danimarkës, duke vazhduar një sezon për t’u mbajtur mend për Freiburgun dhe lojtarët e tyre. Holandezët kryesohen gjithashtu nga ish-trajneri i Bajernit, Luis van Gal, ndërsa Davi Klasen kaloi dy sezone me Verder Bremenin dhe Vut Veghorst shënoi gjashtë gola në Bundesligë këtë sezon përpara se të përfundonte periudhën e tij trevjeçare në Volfsburg në janar.

* Flik është trajneri i parë që fiton tetë ndeshjet e tij të para në krye të Gjermanisë.

* Nojer është portieri me më shumë paraqitje në historinë e Gjermanisë (108 paraqitje). Kapiteni i Gjermanisë ka mbajtur 47 herë portën e paprekur në atë kohë, duke pësuar 102 gola.

* Tomas Myler ka bërë më shumë paraqitje në mesin e lojtarëve aktualë që janë aktivë te Gjermania (111). Vetëm Filip Lahm (113), Bastian Shvainshtaiger (121), Lukas Podolski (130), Miroslav Klose (137) dhe Lotar Mateus (150) kanë luajtur më shumë.

* Shloterbek ka fituar më shumë dyluftime deri më tani këtë sezon të Bundesligës se çdo bashkëlojtar i tij në Gjermani (286).

* Gjermania kryeson përballjet direkte me 16 fitore ndaj 12 të Holandës.

* Ka pasur 16 barazime mes rivalëve Europianë.

* Van Gal drejtoi 96 ndeshje në krye të Bajernit midis korrikut 2009 dhe prillit 2011. Në 2009/’10, holandezi fitoi dy kupa të Gjermanisë dhe arriti në finalen e Champions Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat