Zbulohet kërkesa që frikëson Bayernin

Futboll

Zbulohet kërkesa që frikëson Bayernin

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:18
Zbulohet kërkesa që frikëson Bayernin

15 milionë euro neto në sezon: kjo është kërkesa e Serge Gnabry për të rinovuar kontratën me Bayern Munich. Lajmi është bërë i ditur nga Sport1, që ka vënë në dukje vështirësitë mes palëve për të arritur një marrëveshje.

Kontrata e sulmuesit skadon në vitin 2023 dhe klubi bavarez rrezikon të humbasë një tjetër yll me kosto zero pas Niklas Sule dhe David Alaba.

Nëse negociatat nuk do të zhbllokohen në një të ardhme të afërt, Bayern mund të mendojë ta shesë lojtarin në verë për të shmangur rrezikun që ta humbasë futbollistin me kosto zero.

Në 36 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me klubin bavarez, Gnabry ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 9 asiste. Vlera e tij në merkato, sipas Transfermarkt, është 70 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat