Xhaka flet për Grupin: Jo edhe aq keq

Futboll

Xhaka flet për Grupin: Jo edhe aq keq

Më: 1 prill 2022 Në ora: 20:53
Xhaka

Në Doha të Katarit është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Zvicra është në Grupin G me Brazilin, Kamerunin dhe Serbinë.

Granit Xhaka e ka komentuar shkurt këtë short përmes llogarisë së tij në “Instagram”.

“Jo edhe aq keq”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat