Aliu: E respektojmë si kundërshtar Veleshtën

Futboll

Aliu: E respektojmë si kundërshtar Veleshtën

Më: 2 prill 2022 Në ora: 14:19
Aliu: E respektojmë si kundërshtar Veleshtën

Sulmuesi shkupjan, Emir Aliu, ka folur në prag të ndeshjes me Veleshtën, në të cilën skuadra e tij, Voska Sport ka rolin e favoritit. Mirëpo pavarësisht këtij fakti, Aliu thotë se edhe kjo ndeshje do të jetë e vështirë, pasi në futbollin modern nuk ka kundërshtarë të lehtë.

Ai ka respekt për Veleshtën, por i njëjti potencon se këtë herë pikët do të mbesin në Ohër.

“Si gjithë ndeshjet edhe kjo ndeshje do të jetë e vështirë. E respektojmë si kundërshtar Veleshtën, por 3 pikët do të mbesin në Ohër, të cilat do na ndihmojnë drejt synimit për në ligë të parë, aty ku edhe e kemi synimin si Voska Sport” – është shprehur Emir Aliu për faqen zyrtare të klubit shqiptarë nga Ohri.

Kujtojmë Voska Sport aktualisht renditet në pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me 45 pikë, 5 më pak se liderët aktual të Sileksit, ndërkohë Veleshta me vetëm 17 pikë të tubuara renditet në pozitën e parafundit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat