Pioli: Me ndihmën e tifozërisë mund të bëjmë

Futboll

Pioli: Me ndihmën e tifozërisë mund të bëjmë

Më: 3 prill 2022 Në ora: 11:17
Pioli: Me ndihmën e tifozërisë mund të bëjmë

Të hënën ndaj Bolognas do të ulet për të qindtën herë në stolin e Milanit, megjithatë presioni rëndon më shumë mbi rezultatin sesa në statistikat personale.

Stefano Pioli rikthehet të flasë pas thuajse dy javësh “heshtje për shtyp” dhe paralajmëron skuadrën për vështirësitë që e presin deri në fund të sezonit.

Çfarë Milani prisni kundër Bolognas?

"Katër fitore radhazi janë sinjal i interpretimit të saktë të atyre që janë idetë dhe planet tona të lojës.

Hapat duhen hedhur një nga një dhe me ndihmën e tifozërisë mund të bëjmë edhe të tjerë. Për ne do të jetë një testim tjetër mbi rritjen dhe pjekurinë që pretendojmë të kemi arritur", tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat