Si rreshtohen Teuta dhe Skënderbeu?

Futboll

Si rreshtohen Teuta dhe Skënderbeu?

Më: 3 prill 2022 Në ora: 16:03
Si rreshtohen Teuta dhe Skënderbeu?

Teuta dhe Skënderbeu do të përballen ditën e sotme në orën 16:45 në “Niko Dovana” të Durrësit, në një sfidë tepër delikate, për sa i përket fateve të sezonit. Kjo përballje konsiderohet si një finale mbijetesë për bardhekuqtë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, që në rast të një disfate tjetër, do i komprometonin ndjeshëm pozitiat për sa i përket qëndrimit në Superiore.

Ndërkohë në krahun tjetër, durrsakët shpresojnë akoma te sigurimi i një bilete për në Kupat e Europës, ndonëse situata nuk është shumë premtuese, si nga Kupa dhe kampionati.

Të dy trajnerët si Arapi dhe Gega kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojn surprizat:

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Qirko, Jazxhi, Todorovski, Kotobelli, Aleksi, Akuah, Beqja, L.Vila, Hyka, Daci, Plaku. Trajner: Renato Arapi

SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Sadriu, Shehi, Dumfur, Vrapi, Zhan Viktor, Moraesh, Mara, Berisha, Pusi. Trajner: Skënder Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat