Fillon edicioni i tretë i projektit “Elite Youth Development Programme U15” 

Futboll

Fillon edicioni i tretë i projektit “Elite Youth Development Programme U15” 

Më: 6 prill 2022 Në ora: 12:14
Fillon edicioni i tretë i projektit “Elite Youth Development Programme U15” 

Edicioni i tretë i projektit “Elite Youth Development Programme U15” ka filluar dhe aktivitetin e tij do ta zhvillojë gjatë gjithë vitit, e ku do të marrin pjesë rreth 600 futbollistë të grupmoshës nën 15 vjeç. Ky aktivitet ishte paraparë të fillojë më herët por për shkak të pandemisë është shtyrë për pak kohë.

Aktivitetin e ka hapur sot Regjioni i Ferizajt, ndërsa nesër do të vazhdojë me atë të Gjilanit dhe të enjten me Prishtinën. Ndërkaq, do të vazhdojë javën tjetër me regjione tjera deri në mesin e muajit maj kur edhe përfundon faza e parë.

Në kampin Nacional në Hajvali, aty ku po zhvillohet ky aktivitet, i pranishëm ishte edhe përzgjedhësi i Kombëtares U15, Ilir Nallbani, bashkë me disa trajnerë të tjerë të cilët e bëjnë vlerësimin e futbollistëve të rinj.

Qëllimi i këtij aktiviteti është gjetja e talenteve të rinj dhe zhvillimi i tyre sa më i mirë nëpër regjionet e tyre.
Përgjegjësi i këtij projekti, Edmond Rugova e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm vazhdimësinë e këtij projekti, e në të cilin sivjet janë të përfshirë futbollistët e lindur në vitin 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat