Media serbe i turret Xherdan Shaqirit, duke e ilustruar foton e tij...

Futboll

Media serbe i turret Xherdan Shaqirit, duke e ilustruar foton e tij...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:33
Media serbe i turret Xherdan Shaqirit, duke e ilustruar foton e tij...

Media serbe “Kurir”, e njohur për propagandë të fëlliqur, i turret futbollistit të Kosovës, Xherdan Shaqiri, që luan për Kombëtaren e Zvicrës dhe ekipin amerikan Chicago Fire, duke e ilustruar një foto me këngëtaren shqiptare. 

Ky pamflet i turpshëm serb, shkarravit kësisoj: “Zviceranët ishin rivalë të Serbisë në Botërorin e kaluar dhe atë ndeshje e shënoi edhe një shqiptar nga krahina jugore serbe me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri.

Pak dihet për jetën private të djalit të lindur në vitin 1991 në Gjilan. 

Shaqiri po shoqërohet me një nga këngëtaret më të bukura të Ballkanit. Kjo është Dhurata Ahmetaj, këngëtarja e lindur në Prizren.

Paparacët i kapën disa herë bashkë, ndonëse futbollisti i Chicagos dhe këngëtarja nuk e kanë pranuar publikisht për momentin romancën e tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat