Ndeshjet e Ligës së Evropës, këto janë rezultatet e pjesëve të para

Futboll

Ndeshjet e Ligës së Evropës, këto janë rezultatet e pjesëve të para

Më: 7 prill 2022 Në ora: 21:53
Ilustrim

Momentalisht janë duke u zhvilluar tre ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Evropës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, në ndeshjen më interesante të këtij programi ende nuk ka gola, ku Barcelona është duke barazuara 0:0 me Eintracht Frankfurtin.

Po ashtu, gola nuk ka pasur as në pjesën e parë të takimit mes West Ham United e Lyon, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.

Ndërkaq, në përballjen mes skuadrës portugeze Braga dhe asaj të Rangers, nikoqirët e mbyllin pjesën e parë në epërsi prej 1:0 kundër skocezëve.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve që po zhvillohen në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.

Braga 1:0 Rangers

Eintracht Frankfurt 0:0 Barcelona

West Ham United 0:0 Lyon 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat