Ka konkurrencë të fortë në Angli

Futboll

Ka konkurrencë të fortë në Angli

Më: 7 prill 2022 Në ora: 23:33
Ka konkurrencë të fortë në Angli

Manchester United po mban në monitorim Darwin Nunez, pasi kanë mbetur mjaft të befasuar nga performanca e lojtarit.

“Djajtë e kuq” kanë në plan të nënshkruajnë me një sulmues në merkaton e verës dhe duket se performanca e Nunez ka rrëmbyer vëmendjen e tyre, ndaj 22-vjeçari është kthyer në sulmuesin më të preferuar të anglezëve, të cilin dëshirojnë ta afrojnë atë në ekip sezonin e ardhëm.

Manchester Unitet nuk është ekipi i vetëm që ka patur në fokus Nunez, pasi Manchester City, West Ham, Newcastle, Arsenal dhe Tottenham janë gjithashtu të interesuar për sulmuesin, i cili ka shënuar 28 gola përgjatë dy sezoneve.

Newcastle e ka Nunez në krye të listës së dëshirave dhe do të jetë ndër pretendentet kryesore për të nënshkruar më lojtarin në verë, por nuk do te jetë e lehtë pasi do të përballen me konkurrencën nga Arsenali dhe Tottenhami, të cilët janë të gatshëm për të arritur një marrëveshje me golashënuesin.

Ndërkohë në këtë situatë spektatori i interesuar është klubi i Benficës, që sheh t’i rritet vlera e kartonit të sulmuesit, pasi në verë mund të arkëtojë rreth 75 milionë euro nga shitja e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat