Tri klube pas sulmuesit Gnabry

Futboll

Tri klube pas sulmuesit Gnabry

Më: 8 prill 2022 Në ora: 11:15
Tri klube pas sulmuesit Gnabry

Sulmuesi gjerman, Serge Gnabry, mund të ndërrojë klub gjatë merkatos verore.

Ka pasur shumë spekulime për pakënaqësinë e Gnabryt me Bayern Munichun dhe se gjermani mund të jetë në kërkim të një rrugë daljeje, nga e cila shumë ekipe duan të përfitojnë.

Sipas “Fichajes”, klubet kryesore të Evropës po rreshtohen në një përpjekje për t’i siguruar shërbimet e Gnabryt.

Liverpooli dhe Real Madridi tashmë thuhet se janë të interesuar për sulmuesin gjerman, i cili mund të jetë në lëvizje këtë verë, teksa sipas mediumit në fjalë, Juventusi po ashtu i është bashkuar kësaj gare.

Lojtari ka kontratë me bavarezët deri më 30 qershor 2023.

Këtë sezon, 26-vjeçar në 28 paraqitje ka realizuar 11 gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat