Skënderbeu në telashe të mëdha

Futboll

Skënderbeu në telashe të mëdha

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:24
Skënderbeu në telashe të mëdha

Veç Rexhepit, ajo që e bën më të vështirë situatën për ndeshjen e radhës për Skënderbeun, janë mungesat e tjera të ekipit që duket se po kalon momentin më të keq jo vetëm në renditje, por edhe në aspektin fizik.

Pesë lojtarë të tjerë janë jashtë për këtë takim duke çuar numrin e lojtarëve të padisponueshëm në gjashtë të tillë.

Meksi duket se është rikthyer në Greqi për të vijuar rikuperimin dhe rrugëtimi i tij me Skënderbeun mund të quhet i mbyllur. Nga ana tjetër edhe Mensah nuk shihet pranë ekipit.

Nga ana tjetër, edhe Vangjeli ka dalë i dëmtuar nga ndeshja me Teutën dhe për pasojë do të mungojë në këtë takim të kësaj jave. Së fundi janë edhe dy të pezulluarit për shkak të kartonëve të marrë. Zguro dhe Berisha do të mungojnë në këtë takim duke çuar kështu në gjashtë mungesat e Skënderbeut për këtë takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat