Pioli: Shënojmë pak dhe duhet të përmirësohemi

Futboll

Pioli: Shënojmë pak dhe duhet të përmirësohemi

Më: 9 prill 2022 Në ora: 15:12
Pioli: Shënojmë pak dhe duhet të përmirësohemi

Stefano Pioli ka folur në konferencën për shtyp dhe është pyetur për faktin se shënojnë pak.

“Ne jemi të vetëdijshëm që shënojmë pak dhe se duhet të përmirësohemi në aspektin sulmues. Për këtë gjë jemi munduar të punojmë shumë dhe me saktësi.

Po vazhdojmë të punojmë për këtë gjë dhe po bëjmë mirë, po bëjmë një punë të mirë me vëmendje dhe me cilësinë e duhur.

Shpresoj qe ekipi ato që ka përmirësuar në stërvitje t’i zbatojë në fushën e lojës”, është shprehur Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat