Alves për Messin: Është koha të rikthehet në shtëpi nëse dëshiron

Futboll

Alves për Messin: Është koha të rikthehet në shtëpi nëse dëshiron

Më: 9 prill 2022 Në ora: 19:16
Alves për Messin: Është koha të rikthehet në shtëpi nëse dëshiron

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka thënë se është koha që Leo Messi të rikthehet.

Leo Messi nuk po kalon në një periudhë të mirë, që pas transferimit te PSG.

Ylli argjentinas nuk po e gjen formën e tij në ‘Parc des Princes’, andaj shumë lajme qarkullojnë për një rikthim të mundshëm të Messit te Barcelona.

Në lidhje me këtë foli edhe mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves.

Ai tha se është koha që Messi të rikthehet, normalisht nëse argjentinasi do dëshironte.

“Ne do të ishim më mirë me të te Barcelona. Është koha të kthehet në shtëpi nëse dëshiron”, ishin fjalët e lojtarit, për ‘Mundo Deportivo’.

Leo që nga transferimi te parisienët në gusht të vitit 2021, ka vetëm 19 paraqitje në Ligue 1, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat