Witsel do të largohet nga Borussia Dortmund

Futboll

Witsel do të largohet nga Borussia Dortmund

Më: 9 prill 2022 Në ora: 22:07
Axel Witsel

Lojtari belg, Axel Witsel do të largohet nga ekipi gjerman Borussia Dortmund në fund të sezonit.

Witsel ka kontratë me Dortmundin deri në qershor të këtij viti dhe do të largohet në fund të sezonit, nga ekipi gjerman.

Ai nuk ka rinovuar me ekipin e tij dhe sipas ‘Sky Sports’, lojtari do të largohet nga ‘Westfakenstadion’ pas përfundimit të sezonit.

Zyrtarët e Dortmundit kanë vendosur të mos ia vazhdojnë kontratën belgut dhe ai është informuar për këtë vendim disa javë më parë.

Sipas ‘Sky Sports’, Witsel do të transferohet drejt Amerikës te MLS (Major League Soccer).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat