Batatina flet për duelin ndaj Prishtinës

Futboll

Batatina flet për duelin ndaj Prishtinës

Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:27
Batatina flet për duelin ndaj Prishtinës

Llapi është rikthyer te fitoret në kampionat pas pesë ndeshjeve.

Skuadra e udhëhequr nga Tahir Batatina ka triumfuar në udhëtim te Ulpiana me rezultat të pastër 0-2, falë golave nga Dardan Jashari dhe Festim Alidema.

Pas ndeshjes trajneri Tahir Batatina ka theksuar se për këtë sfidë pushoi thuajse 11 futbollistë,  pasi vëmendjen e kanë tek ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, ndaj Prishtinës.

“Jam i kënaqur që sot kanë debutuar pesë futbollistë nga akademia e Llapit. Është prej prioriteteve të mia t’iu jap hapësirë”, tha Batatina.

“E kam ditur që do të jetë ndeshje e vështirë. Kam pushuar thuajse 11-të lojtarë, sepse unë brenda një ekipi kam dy ekipe”.

“Kemi futbollistë solid, mund të bëjmë ndryshime brenda skuadrës. Ata që luajtën, treguan cilësi”.

“Mendoj që ndeshja më e rëndësishme është të mërkurën në ‘Zahir Pajaziti’. Atje kemi publikë të zjarrtë dhe për herë të parë do të jetë stadiumi i mbushur. Do të jetë spektakël në tribuna dhe në fushë”, deklaroi Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat