Cesar: Pas titullit, përgjegjësitë gjithmonë rriten

Futboll

Cesar: Pas titullit, përgjegjësitë gjithmonë rriten

Më: 12 prill 2022 Në ora: 17:47
Cesar: Pas titullit, përgjegjësitë gjithmonë rriten

Ish-portieri brazilian Julio Cesar ka thënë që beson që ish-klubi i tij, Interi, i ka të gjitha mundësitë për ta mbrojtur titullin e Serie A, pas një javë të suksesshme të “Nerazzurëve” në gatën për titullin e Scudettos.

Në xhiron e fundit, Interi e mposhti Veronan me rezultat solid 2:0 për dallim nga rivalët e tij për titull, ku Napoli u mposht 3:2 në shtëpi nga Fiorentina, kurse Milani barazoi pa gola me Torinon.

“Nerazzurët” tani zënë vendin e dytë në tabelë, para skuadrës së Napolit që i dallon vetëm gol-diferenca, ndërsa dy pikë larg liderit të tabelës Milanit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në një intervistë për “Enterprise Rent-A-Car”, legjenda dhe ish-portieri i Interit, Julio Cesar, e krahasoi ekipin me të cilin kishte luajtur te Interi, me atë të tashmin.

“Që prej se Interi e fitoi titullin sezonin e kaluar, forma e Juventusit është dobësuar. Kur isha unë tek Interi, Juventusi ishte skuadra që duhet ta mposhtnim. Tani pas titullit, përgjegjësitë gjithmonë rriten. Sot, klubi ka një strukturë fantastike në La Pinetina. E kisha mundësinë që ta vizitoj vendin. Çdo gjë ka ndryshuar. Si pasojë e kësaj, unë mendoj që futbolli që e aplikon në fushë e bën diferencën”, tha Cezar.

“Kampionati aktual është tejet i balancuar. Interi është në vendin e dytë prapa Milanit, ky sezon është ende i hapur. E kemi Milanin, Interin dhe Napolin, të cilat janë në garë për titull. Janë edhe gjashtë ndeshje të mbetura dhe Interi i ka të gjitha mundësitë për ta fituar Scudetton. Interi është një skuadër e fortë, edhe pse kishin baticat dhe zbaticat e tyre, por mendoj që kjo gjë është normale gjatë një sezoni”, shtoi më tej ish-portieri brazilian.

Po ashtu, Cesar shfrytëzoi rastin që të lavdërojë edhe portierin e tanishëm të Interit, Samir Handanovic, për të cilin tha se mungesa e futbollit në Ligën e Kampionëve ka bërë që ai mos të merr meritat e duhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat