Goditje e rëndë për Tottenhamin, Brighton befason 

Futboll

Goditje e rëndë për Tottenhamin, Brighton befason 

Nga: K.G. Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:23
Goditje e rëndë për Tottenhamin, Brighton befason 

Tottenham i trajnerit Antonio Conte pësoi goditje të rëndë, në minutën e fundit mposhtet me rezultat 1:0 nga Brighton-i. 

Mysafirët shkaktojnë senzacion, importojnë tre pikë dhe në anën tjetër goxha ia prishin punët spursave në luftë për vend të katërt. 

Futbollisti Trossard në minutën e 90-të shënon për fitoren e madhe të ekipit të tij, duke e shtangur Tottenhamin në Londër. 

Pas javës së 33-të në Premier League, Tottenham është në vend të katërt me 57 pikë e Brighton i dhjeti me 40.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat