Shehi flet pas triumfit

Futboll

Shehi flet pas triumfit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:01
Shehi flet pas triumfit

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli pas triumfit 0-3 ndaj Egnatias. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, durrsaku ndër të tjera u shpreh:

“E vetmja skuadër që na ka shënuar gol është Vllaznia, edhe ata për një çorientim tonin. Kur shënon sa fillon loja bëhet më e lehtë, dhe shënimi i golit që në fillim na dha superioritet.

Me ikjen e Çelakës na u krijua pështjellim në mesfushë. Mund të rrezikojmë duke pasur 3 lojtarë të mirë. Jam i kënaqur me interpretimin e lojës. Kjo ishte një zgjedhje taktike për të parë reagimin e skuadrës.

Nuk di çfarë ka ndodhur më përpara, këtë vit gjërat janë ndryshe, lojtarët janë në kontratë. Vetëm një çmenduri mund ta prishin boshtin, ose ndonjë ofertë marramendëse. Vazhdimësia është e rëndësishme. Duhet ruajtur grupin, jo më kur del kampion. Kemi bërë kampionat të mirë, vazhdimësia e Tiranës do të jetë të ruajë këtë grup të mirë.

Duam edhe ne të ndërhyjmë. Primare ka qenë rinovimi i kontratave me lojtarët kryesore. Kjo ka qenë tema që drejtuesit janë marrë. Në ditët në vijim do të bëhet nënshtrimi i kontratave, sigurisht do të ndërhymë ku kemi nevojë”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat