Mbrojtësi kuqezi shkel kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq

Futboll

Mbrojtësi kuqezi shkel kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq

Më: 16 prill 2022 Në ora: 19:27
Mbrojtësi kuqezi shkel kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq

Ivan Balliu ndëshkohet për herë të parë në këtë sezon me karton të kuq.

Mbrojtësi i krahut të djathtë kreu një ndërhyrje të rëndë në fundin e takimit, më saktësisht në minutën e 88-të, pas një shpërthimi deri në fundore, kur ekipi i tij po kërkonte me ngulm golin e barazimit.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare nuk ishte dakord me vendimin e kryesorit, por vendimi ishte i pakthyeshëm dhe lojtari i formuar në akademinë e Barcelonës ishte I detyruat të linte fushën.

Goli i shënuar nga Joselu në minutën e 64-ën i dha fitoren Alavesit pas katër humbjeve radhazi në La Liga. Skuadra baske gjithsesi mbetet në zonën e ftohtë në vendin e parafundit me 25 pikë, katër më pak se Mallorca dhe Granada, aktualisht jashtë zonës së ftohtë. Rayo Vallecano, pas kësaj humbjeje, mbetet në vendin e 14-të me 34 pikë./Super Sport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat