Mehmeti dhe Gega vendosin për titullarët

Futboll

Mehmeti dhe Gega vendosin për titullarët

Më: 17 prill 2022 Në ora: 15:59
Mehmeti dhe Gega vendosin për titullarët

Partizani luan ndaj Skënderbeut ndeshjen e javës së 29-të teksa të kuqtë kërkojnë të hedhin pas shpinë dështimin në Kupë pas eliminimit në gjysmëfinale ndaj Vllaznisë.

Objektivi Europë është më së i mundshëm nga kampionati teksa tekniku Dritan Mehmeti ka vendosur edhe për 11-tëshen titullare, që nuk ka shumë ndryshime dhe në fushë zbresin të zakonshmit me sulmin që udhëhiqet nga treshja Cara-Skuka-Stenio Jr.

Nga ana tjetër, Skënderbeu mbetet në pozita kritike duke qenë se është në fundin e tabelës së klasifikimit dhe me pak shanse për mbijetesë. Megjithatë, trajneri Skënder Gega ka përzgjedhur lojtarët titullarë të cilët do të provojnë të marrin pikë përballë të kuqve. Në portë rikthehet Rexhepi, po ashtu edhe Zguro, ndërsa në sulm Mara dhe Berisha janë në mbështetje të Pusit.

Formacionet zyrtare:

Partizani (4-3-3): Hoxha, Marku, Bitri, Belica, Hadroj, Mala, Rrapaj, Matondo, Cara, Skuka, Stenio Jr
Trajner: Dritan Mehmeti

Skënderbeu (4-3-3): Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Dëumfour, Moraes, Jean Victor, Mara, Pusi, Berisha
Trajner: Skënder Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat