Ancelotti flet për të ardhmen e Asensios

Futboll

Ancelotti flet për të ardhmen e Asensios

Më: 18 prill 2022 Në ora: 19:07
Ancelotti dhe Asensio

Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e Marco Asensios, i cili është i lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”.

Trajneri i Real Madridi tha se spanjolli është në bisedime me klubin, por se nuk e di saktë të ardhmen e tij.

“Asensio ka cilësi të shkëlqyera. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, megjithëse ai është duke folur me klubin për kontratën”, tha ai për “Radio Rai”. 

“Ai është gjithmonë duke e ndihmuar ekipin”, shtoi Ancelotti.

Kohëve të fundit është raportuar se Milani ka nisur bisedimet për transferimin e Asensios në “San Siro”.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat