Ancelotti e kërkon me ngulm yllin e Chelseas

Futboll

Ancelotti e kërkon me ngulm yllin e Chelseas

Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:14
Reece James dhe Carlo Ancelotti.

Carlo Ancelotti thuhet se po e kërkon transferimin e Reece James te Real Madridi.

Reprezentuesi anglez thuhet se është shndërruar në një objektiv të klubit spanjoll.

Sipas “The Mirror”, paraqitjet e Jamesit në dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit janë pëlqyer nga Ancelotti.

Dhe, tani thuhet se krerët e klubit spanjoll po vëzhgojnë nga afër 22-vjeçarin.

Mbretërit thuhet se do të largojnë fillimisht disa lojtarë nga skuadra, pasi e dinë se James nuk mund të blihet me një çmim të lirë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat