Rudiger refuzon Manchester United

Futboll

Rudiger refuzon Manchester United

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:56
Rudiger

Antonio Rudiger e ka mënjanuar Manchester Unitedin si destinacionin e tij të mundshëm në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi nuk ka interesim për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq” pasi, siç raporton MEN, futbollisti kërkon një projekt serioz për t’i realizuar ambiciet e tij.

Njëra ndër ambiciet e mbrojtësit është rifitimi i Champions League, diçka që Man Utd nuk ia garanton.

20-herë kampionët anglezë janë ende duke luftuar për një pozitë në top4, me Arsenalin, Tottenhamin e West Hamin po ashtu në garë të ashpër.

Ndonëse kanë shprehur interes për mbrojtësin, duket se ky i fundit do ta kërkojë një tjetër skuadër që ia ofron kushtet e kërkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat