Skandali me Superkupën

Futboll

Skandali me Superkupën

Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:45
Skandali me Superkupën

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka folur në një konferencë për shtyp lidhur me akuzat për korrupsion në Superkupën e Spanjës, ku është i përfshirë edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique.

Kreu i futbollit Spanjoll ka komentuar situatën e komplikuar ku ndodhet, ku ka theksuar frikën që ka se nga momenti në moment dikush do të shpiki diçka për të krijuar situatën e arrestimit të tij, ku nuk ka përjashtuar dhe një skenar të pabesueshëm me vendosjen e lëndëve narkotike në makinën e tij.

“Është një atentat mafioz që bëhet në dëmin tim, e di se kush fshihet pas tij, por avokati më ka këshilluar të mos përmend emra.

“Nuk mund ta përjashtojë skenarin që dikush do të përpiqet të vendosi një pako me kokainë në makinën time për të provokuar një skenar arrestimi.

“Kam frik për shëndetin e familjarëve të mi.

Kur vendosa të garoja për president e dija çfarë më priste, duhet të tregoj kurajo.”, u shpreh Rubiales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat