Tottenhami synon dyshen e Torinos

Futboll

Tottenhami synon dyshen e Torinos

Më: 21 prill 2022 Në ora: 12:38
Tottenhami synon dyshen e Torinos

Aventura e Denzel Dumfries me fanellën e Interit mund të jetë drejt përfundimit. I transferuar te zikaltrit në vitin 2021 nga PSV, 25-vjeçari është një nga lojtarët që klubi Italian do të sakrifikojë në merkaton e verës për të përmirësuar bilancin.

Mbrojtësi pëlqehet nga Tottenhami dhe Bayerni i Mynihut, klube që po e monitorojnë me kujdes çështjen e holandezit. Interi, për ta lënë të lirë futbollistin, kërkon të paktën 35 milionë euro, pak a shumë trefishin e parave që shpenzoi për ta blerë nga klubi holandez i PSV një vit më pare (pagoi 12.5 milionë euro).

Tottenhami kërkon të bejë “pazar” në Itali. “Spurs”-at kanë hedhur sytë nga Torino, ku kanë piketuar mbrojtësit Gleison Bremer dhe Wilfried Singo, të cilët do të përmirësonin jo pak repartin e prapavijës të klubit Londinez. Drejtori sportive i anglezëve, Paratici, është gati të shprenzojë një buxhet prej 50 milionë eurosh për të dy lojtarët e klubit “granata”. Bremer pëlqehet edhe nga klube të tjera dhe pas rinovimit deri në 2024 do të larrgohet për t’u transferuar në një skuadër sipas dëshirës së tij.

Për të mposhtur konkurrencën, “Spurs”-at janë gati të derdhin 50 milionë euro në arakt e klubit Italian për të dy lojtarët, por ekziton mundësia që kjo shumë të rritet ende, objektiv që Cairo do të bëjë maksimumin për ta arritur.

Martin Hinteregger mund të largohet nga Eintracht Frankfurti në fund të sezonit. Mbrojtësi, i cili në harkun kohor të dy viteve është shndërruar lider i formacionit të trajnerit Oliver Glasner, mund të shitet gjatë merkatos së verës. Sipas mediave gjermane, klubi ka vendosur të hapë dyert për një largim të mundshëm të austriakut, për të rregulluar disi bilancin financiar që ka pësuar rënie për shkak të pandemisë së covid-19. Klubi është treguar i qartë dhe i prerë se Hinteregger do të largohet vetëm në rast se paraqitet oferta e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat