Real Madrid i ofron rinovimin

Futboll

Real Madrid i ofron rinovimin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:09
Real Madrid i ofron rinovimin

E ardhmja e Marco Asensio mbetet një enigmë në Real Madrid.

I kërkuar nga Milani dhe Arsenali, sulmuesi spanjoll ende nuk i ka shlyer rezervat për situatën e tij kontraktuale.

Aktualisht i lidhur me “Blancos” nga një marrëveshje që skadon në 2023, sipas portalit “Bernabeu Digital”, Asensio do të kishte marrë tashmë në mars një propozim zyrtar për rinovimin me Realin, por nuk do të kishte dhënë kurrë sinjale në lidhje me menaxhimin e merengues.

Sirenat e merkatos nuk mungojnë dhe lojtari nuk është i bindur për hapësirat që mund të ketë vitet në vijm, aq më tepër për shkak të ardhjes së mundshme të Kylian Mbappe dhe një tjetër përforcimi të avancuar në verë.

Oferta për të rinovuar do të skadojë më 30 qershor dhe, deri më sot, Asensio nuk i është përgjigjur kurrë Real Madridit, duke e bërë presidentin Florentino Perez të paduruar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat