Conte me fjalë të mëdha për Eriksenin

Futboll

Conte me fjalë të mëdha për Eriksenin

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:59
Conte me fjalë të mëdha për Eriksenin

Tottenham i Antonio Conte do të përballet me Brentford e Cristian Eriksen në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Conte dhe Eriksen kanë bashkëpunuar së bashku kur tekniku i “Spursave” ishte ne drejtim të Interit, ku u shpallën dhe kampionë së bashku, por këtë fundjavë ata do të vihen përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas situatës kautike që ndodhi me lojtarin danez në kampionatin Europian 2020.

“Së pari jam shumë i lumtur që e shoh në fushë, pasi ajo që pamë në TV në qershor ishte e tmerrshme. Sapo mbërriti në Angli munda ta takoj. Kemi vuajtur shumë për të dhe familjen e tij.

Kam biseduar me Christian dhe realisht nuk kemi përballë vetëm një lojtar të madh, por edhe një njeri të madh të cilit i uroj së bashku me familjen më të mirë për të tashmen dhe të ardhmen.

Do jetë një kënaqësi ta sfidojmë dhe në të njëjtën kohë do të jetë e pabesueshme, pasi jo shumë herë kthehesh të luash futboll pas asaj që i ka ndodhur. Duke e parë të luaj futboll lumturohem, pasi e di që futbolli është jeta”, përfundoi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat