Chiellini po e mendon largimin nga Juventusi

Futboll

Chiellini po e mendon largimin nga Juventusi

Më: 22 prill 2022 Në ora: 00:56
Chiellini

Kontrata aktuale e Chiellinit me Juventusin skadon në qershor të vitit të ardhshëm, por duket se lojtari po mendon largimin nga ‘Allianz Stadium’.

Mbrojtësi veteran i Juventusit, Chiellini është duke e konsideruar largimin nga gjiganti italian në fund të këtij sezon, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

E ardhmja e 37 vjeçarit mund të jetë Liga Amerikane (MLS), pasi mbrojtësi është i interesuar për të kaluar në Amerikë.

Mbrojtësi italian ka 556 paraqitje për “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar 36 gola dhe dhuruar 24 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat