Figo: Ja çfarë do të ndodhte po të mos shkoja te Real-i

Futboll

Figo: Ja çfarë do të ndodhte po të mos shkoja te Real-i

Më: 22 prill 2022 Në ora: 18:23
Figo: Ja çfarë do të ndodhte po të mos shkoja te Real-i

Në futboll, disa tradhti nuk harrohen kurrë. Largimi nga një skuadër mes polemikave nuk është kurrë një gjë e bukur, akoma më keq kur transferimi është të rivalët e përjetshëm.

Një nga shembujt më të mirë për këtë është transferimi i Luis Figo, i cili është larguar në vitin 2000 nga Barcelona dhe ka shkuar te Real Madrid.

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë në programin ‘Universo Valdano’, portugezi ka zbuluar disa detaje më shumë në lidhje me atë çështje.

I transferuar te Barcelona në 1995-ën, Figo nuk ka asnjë keqardhje për zgjedhjen e tij për ta filluar aventurën e tij spanjolle në Katalonjë: “Kam kaluar pesë vite të mrekullueshëm në Barcelonë, në aspektin njerëzor dhe sportiv”, ka thënë portugezi.

Më pas kanë ardhur problemet: “Në atë periudhë (2000), kandidati për presidencën e Barcleona-s ka qenë Gaspart, tek i cili nuk kisha aspak besim. Mund të më kishte premtuar edhe hënën, por nuk do ta kisha besuar”.

Një arsye e fortë për t’u transferuar te Real Madrid? Ndoshta, duke parë se portugezi ka bërë gjithçka është e mundur për t’i krijuar probleme Gaspart-it. Dhe transferimi te rivalët ka qenë ideja më e mirë që i ka shkuar në mendje.

Një lajm shumë i mirë për Florentino Perez, i cili ka hedhur kandidaturën për presidencën dhe ka premtuar se do të merrte Figo-n në Bernabeu.

“Gjërat u bënë më të vështira, deri sa në një pikë është nënshkruar një marrëveshje me një nga kandidatët për presidencën e Real-it”, ka shpjeguar Figo.

“Një marrëveshje, sipas së cilës, unë do të duhej të kisha paguar kuotat vjetore të të gjithë ortakëve të klubit nëse nuk do të kisha shkuar te Real-i!”.

Një histori e vërtetë, por e pabesueshmja është se mungonte firma e Figo-s. Në vend të saj ka qenë ajo e përfaqësuesit të portugezit, i cili ishte i sigurt për transferimin e lojtarit, por me të cilin Figo kishte vetëm një marrëveshje verbale.

Kushedi se çfarë do të kishte ndodhur nëse në vitin 2000 nuk do të kishte qenë Gaspart presidenti i Barcelona-s. Sigurisht, Figo do t’i kishte kursyer vetes mijëra fyerje… dhe hedhjen e një koke derri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat