Real Madrid ofron Hazard dhe para për yllin e Milanit

Futboll

Real Madrid ofron Hazard dhe para për yllin e Milanit

Më: 23 prill 2022 Në ora: 12:21
Real Madrid ofron Hazard dhe para për yllin e Milanit

Eden Hazard dhe Real Madrid me shumë mundësi do të ndajnë rrugët në verë. Sigurisht do të jetë problem sistemimi i tij në një klub tjetër edhe prej pagës së lartë.

Gjithsesi Real Madrid do mundohet ta përfshijë sulmuesin belg në marrëveshjen për ndonjë futbollist tjetër dhe nga Belgjika ka një skenar interesant, por që duket i vështirë të realizohet.

Carlo Ancelotti ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij transferimin e mesfushorit Sandro Tonali dhe mediat belge shkruajnë se mund të tentohet një këmbim.

Spanjollët do të ofrojnë Hazard plus para, për të marrë mesfushorin italian që te Milani e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të projektit të tyre për të tashmen dhe të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat