Që të jesh konkurrues edhe në nivel ndërkombëtar

Futboll

Që të jesh konkurrues edhe në nivel ndërkombëtar

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:01
Që të jesh konkurrues edhe në nivel ndërkombëtar

“Gazzetta dello Sport” në numrin e sotëm ka hartuar një plan të parë se cili do të jetë projekti “Investcorp”, fondit arab gati për të blerë Milanin nga “Elliott”, me mbylljen e gjithçkaje deri në fund të muajit.

Duke përmbysur trendin në lidhje me nënshkrimet e fundit të fondit të Bahreinit, një projekt 10-vjeçar është planifikuar për t’i rikthyer kuqezinjtë në nivelet më të larta. Për ta bërë këtë, shkruan “Gazzetta”, do të nevojitet një buxhet më i madh se ai i përdorur nga pronari aktual për merkaton (mesatarisht 60-70 milionë në vit neto), por edhe më shumë kohë.

Që të jesh konkurrues edhe në nivel ndërkombëtar dhe të fitosh trofe, një kohë relativisht e shkurtër nuk mjafton. Për të arritur standarde të caktuara kërkohen vite punë dhe mbi të gjitha vazhdimësi.

Fjala vjen, emrat  mëdhenj spanjoll e anglezë do të duhet qëndrueshmëri në një nivel të lartë dhe kohë për t’u arritur. Nëse shpenzimi për të blerë “Djallin” është 1.1 miliardë euro, sipas negociatave në zyrat e Londrës, fitimi do të duhet të rritet më tej dhe të kontribuojë në zgjerimin e fondit.

Është e qartë se për ta sjellë Milanin në nivelin e emrave të mëdhenj të futbollit botëror do të duhet qëndrueshmëri dhe kohë. Në renditjen e fundit të skuadrave më të pasura, të hartuar nga “Forbes”, krahasuar me vitin 2021, Barcelona është në krye, me një vlerë prej 4.76 miliardë dollarë, më pas Real Madridi (4.75) dhe Bayern Munich (4.215).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat