De Paul kërkon rikthimin në Itali

Futboll

De Paul kërkon rikthimin në Itali

Më: 23 prill 2022 Në ora: 16:57
De Paul

Mesfushori qendror i Atletico Madrid, Rodirgo De Paul dëshiron rikthimin në Seria A.

Periudha e De Paul te Atletico Madidit po duket të jetë e shkurtër.

Rodigo De Paul është transferuar nga Udinese në ‘Wanda Metropolitano’ në korrik të vitit 2021 dhe ka kontratë deri më 2026, por nuk duket i lumtur në Spanjë.

Përkundër faktit që është një lojtar i rëndësishëm për Atletico Madrid, ku ka 43 paraqitje gjithsej këtë sezon në të gjitha garat, kërkon largimin.

Siç njofton ‘Gazzetta dello Sport’, De Paul po kërkohet nga Interi.

Kjo mund të jetë arsyeja që argjentinasi nuk është i lumtur në Spanjë.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të rikthehet në Seria A, apo do vazhdojë edhe më tej me Atletico Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat