Interi nuk e bën hesap Romën, merr kreun në Serie A

Futboll

Interi nuk e bën hesap Romën, merr kreun në Serie A

Nga: K. Goca Më: 23 prill 2022 Në ora: 19:51
Interi nuk e bën hesap Romën, merr kreun në Serie A

Interi tregoi fuqinë e kampionit! Zikaltrit me lehtësi e mposhtën me rezultat 3:1 Romën, në ndeshjen e javës së 34-të. 

Pritej një Romë më energjike, por ashtu nuk doli në realitet në stadiumin “San Siro”.

Interi nuk e bën hesap Romën e Jose Mourinho. 

Futbollistët Dumfries (30'), Brozoviç (40') e Martinez (52'), shënuan për Interin. 

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan shënon në minutën e 85-të për Romën.

Skuadra zikaltër merr kreun e tabelës me 72 pikë, duke lënë pas Milanin me 71 e Roma është në pozitën e pestë me 58 pikë.

Roma minimizon gjasat për vend të katërt, pasi që ka një ndeshje më shumë e pesë pikë me pak se Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat