Tomori: Duhet të mendojmë vetëm për veten

Futboll

Tomori: Duhet të mendojmë vetëm për veten

Më: 24 prill 2022 Në ora: 11:38
Tomori: Duhet të mendojmë vetëm për veten

Pavarësisht problemeve në derbi, në 35 ndesh jet sezonale të luajtura deri më tani, Fikajo Tomori ka statistika difensive që flasin qartë. 2807 minuta në fushë me 2.2 duele të fituara dhe 1.4 topa të rikuperuar për ndeshje.

Anglezi driblohet vetëm një herë në tri ndeshje, teksa është ndëshkuar me pesë kartonë të verdhë, çka është shumë pak për një lojtar të tillë. Jo më kot, në diçka më shumë se një vit, vlera e tij është dyfishuar duke kaluar nga 20 në 45 milionë euro. Fiku, siç e thërrasin te Milani, nuk do t’ia dijë dhe sheh përpara siç e dëshmon edhe intervista e tij për televizionin e klubit.

Tre gola në derbi, por në kampionat nuk pësoni. Përballë do të jetë një test i vështirë si Lazio.

Na vjen keq për humbjen pasi do të kishim dashur t’i shkonim deri në fund Kupës së Italisë. Tashmë rikthehemi në kampionat dhe është një tjetër kapitull. Jemi krenar kur nuk pësojmë, sidomos kur fitojmë pa u ndëshkuar.

 

Mendoni se humbja e derbit mund të ndikojë në garën e titullit?

"Duhet të mendojmë vetëm për veten, të luajmë lojën tonë dhe pastaj do të shohim se ku do të arrijmë. Ne jemi të parët edhe pse Interi ka një ndeshje më pak, por ne duhet të vazhdojmë të besojmë te titulli", tha Tomori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat