Interi dhe Napoli përgatisin shkëmbimin e bujshëm

Futboll

Interi dhe Napoli përgatisin shkëmbimin e bujshëm

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:50
Interi dhe Napoli përgatisin shkëmbimin e bujshëm

Interi dhe Napoli janë dy nga ekipet pretendente për titullin kampion në Serinë A. Dy skuadrat kanë filluar planifikimet edhe për sezonin e ardhshëm ku mes të dyjave mund të ndodhë një shkëmbim i bujshëm mes 2 lojtarëve, Stefano Sensi dhe Hirving Lozano.

Sipas raportimeve nga “Blasting News Italia”, meksikani është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit zikaltër, me Simone Inzaghin që është përpjekur ta transferojë në skuadër që nga kohërat kur ishte trajner i Lacios.

Stefano Sensi do të ishte një opsion i mirë për të arritur tek sulmuesi, me mesfushorin Italian që do të ishte në kërkim të një eksperience tjetër në Itali pas huazimit tek Sampdoria.

Mbetet tani që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët me njëri-tjetri për realizimin e këtij shkëmbimi dhe për plotësimin e dëshirave të trajnerëve respektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat