​Dy yjet e Real Madridit në dyshim për përballjen me Cityn

Futboll

​Dy yjet e Real Madridit në dyshim për përballjen me Cityn

Më: 25 prill 2022 Në ora: 11:54
Ancelotti

Dy yjet e Real Madridit Casemiro dhe David Alaba thuhet se nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë një seancë të plotë stërvitore përpara ndeshjes së “Los Blancos” në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt të martën.

Skuadra e Carlo Ancelottit udhëton në Angli për t'u përballur me skuadrën e Pep Guardiolës në “Etihad Stadium” këtë javë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Alaba raportohet se po vuan nga një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë, ndërsa Casemiro nuk është paraqitur për “Los Blancos” që nga ndeshja e tyre e dytë çerekfinale kundër Chelseat.

Sipas “Marca-s”, pasi të dy lojtarët janë përfshirë në skuadrën e Ancelottit për të udhëtuar në Mançester, Casemiro dhe Alaba do të përballen me një test të fitnesi për të vlerësuar nëse mund të luajnë të martën në mbrëmje.

Mbrojtësi i majtë Ferland Mendy gjithashtu nuk është paraqitur në fushë që nga përballja me Chelsean në “Bernabeu”, por francezi është i sigurt se do të jetë mjaftueshëm i aftë për të luajtur nga fillimi..

Real Madridi po tenton të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2018.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat