Kjo është gjendja e futbollistit të Dukagjinit

Futboll

Kjo është gjendja e futbollistit të Dukagjinit

Më: 26 prill 2022 Në ora: 15:51
Kjo është gjendja e futbollistit të Dukagjinit

Dukagjini shënoi fitore të rëndësishme në fundjavë ndaj Gjilanit, megjithatë gjithçka nuk shkoi mirë për klinasit. 

Vitor Hugo pësoi një lëndim në këtë takim me ç’rast u detyrua ta linte fushën më herët, shkruan Gazeta Olle.

Shqetësimi te “Hithat” ishte se lëndimi i Hugos do të ishte hendikep për Armend Dallkun për pjesën e mbetur të edicionit e që është “jetik” për ta.

Por, një lajm i mirë ka ardhur për skuadrën, pasiqë është konfirmuar se ai ai është i gatshëm për ndeshje dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të rëndë

“Pas rezonancës dhe kontrollave të detajuara, është konfirmuar që futbollisti luftarak dhe në formë të jashtëzakonshme, Vitor Hugo do të jetë gati për pjesën e mbetur të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit klinas.

Dukagjini zë vendin e 8-të në tabelë me 36 pikë, njëjtë sa ka edhe Drenica një pozitë më lart.

Dukagjini ndeshjen e radhës e luan në shtëpi me Feronikelin, skuadrën që është “përshëndetur” edhe matematikisht nga elita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat