Ramos: Nuk ia arrita qëllimeve të mia

Futboll

Ramos: Nuk ia arrita qëllimeve të mia

Më: 27 prill 2022 Në ora: 13:55
Ramos: Nuk ia arrita qëllimeve të mia

Sergio Ramos tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm.

Pas një viti të trazuar për të mos thënë më shumë, mbrojtësi spanjoll dëshiron t’i tregojë Paris Saint-Germain se ai është ende një lojtar i rëndësishëm Ndërsa ka folur për kanalet zyrtare të klubit të Parisit, ish-kapiteni i Real Madrid theksoi se është përshtatur dhe dëshiron vijimësinë te PSG-ja.

“Në fund, luajta pak, nuk ia arrita qëllimeve të mia. Dua t’i tregoj skuadrës çfarë jam i aftë të bëj, nuk ka gëzim më të madh sesa kur të jem në gjendje ta realizoj këtë gjë.

Kam kaluar kohë te mrekullueshme këtu, kaloj mirë me Thilo Kehrer dhe me Keylor Navas, që është si vëlla dhe si anëtar familje për mua. Përshtatja ime me të ishte më e lehtë se me pjesën tjetër, për faktin se dikur kemi qenë miq në kohën kur të dy ishim në Madrid.”-theksoi Ramos.

36-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me PSG-në, por duke ditur se gjatë sezonit që tashmë është drejt fundit mbrojtësi ka qëndruar më shumë jashtë fushës së blertë për shkak të dëmtimeve, parizienët kanë bërë edhe pa të dhe në asnjë moment mungesa e spanjollit nuk është parë si penalizim për ekipin e Mauricio Pochettinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat