Goli i Kevin De Bruyne, më i shpejti

Futboll

Goli i Kevin De Bruyne, më i shpejti

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:19
Kevin De Bruyne

Manchester City në një ndeshje fantastike në të cilën kishim mundësi që të shohim shtatë gola dhe shumë raste nga të dyja palët, mundi Real Madridin me rezultat 4:3.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, “qytetarët” kishin epërsi 2-0, dhe golin e parë e shënoi Kevin De Bryjne pas vetëm 93 sekondash lojë.

Kevin De Bruyne goditi kokën pas një asistimi mjeshtëror nga Rijad Mahrezi.

Ky gol i Kevin De Bruyne është më i shpejti që skuadra e Man. Cityt e ka shënuar në Ligën e Kampionëve.

Deri dje rekordi për Man. Sitin ishte në pronë të Xhon Stounsit, i cili në vitin 2017 kundër Feyenoordit shënoi gol pas 95 sekondash, ndërsa në atë ndeshje Siti shënoi fitore me rezultat 4:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat