Operohet në gju dhe mbyll para kohe 2022-shin

Futboll

Operohet në gju dhe mbyll para kohe 2022-shin

Më: 27 prill 2022 Në ora: 22:29
Operohet në gju dhe mbyll para kohe 2022-shin

Mbrojtësi 19-vjeçar i Southampton, Tino Livramento ka pësuar nëj dëmtim të rëndë në fundjavë në ndeshjen ndaj Brightonit dhe do t’i duhet të operohet në gju.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Southampton, që ka zbuluar se viti 2022 mund të konsiderohet i mbyllur tashmë për anësorin që është në pronësi të Chelsea-t, por ishte i huazuar te “Shenjtorët”.

Livramento numëron 32 ndeshje me fanellën e Southampton dhe ka bërë paraqitje mjaft të mira në krah, megjithatë dëmtimi i rëndë ia ka komplikuar jo pak rrugëtimin.

Mbrojtësi anglez, bashkë me Armando Brojën, janë në pronësi të Chelsea-t dhe janë rritur bashkë në ekipet e moshave të klubit londinez, teksa verën e kaluar u huazuan te Southampton, ku kanë dhënë jo pak kontribut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat